Italia raporton rritje të numrit ditor të të vdekurve nga koronavirusi

Italia ka raportuar 24 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Bota

29/09/2020 17:48

Gadishulli, ndër të tjera, nga 90.185 teste të kryera për një ditë, 1648 prej tyre rezultuan pozitiv me koronavirus, sipas të njëjtit burim, shkruan la Republicca, transmeton lajmi.net.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve në vend ka shkuar në 313.011, teksa totali i të vdekurve nga koronavirusi prek numrin 35.875.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus aktualisht është 50,630. /Lajmi.net/