Italia raporton numrin më të ulët të rasteve me Covid-19 që nga shkurti

Italia ka raportuar 60 vdekje lidhur me koronavirusin në 24-orët e fundit, kanë bërë të ditur autoritetet italiane në konferencën e përditshme të hënën.

Bota

01/06/2020 18:40

Vendi gjithashtu ka raportuar 178 raste të reja me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19. Shifra e rasteve të përditshme të së hënës është më e vogla e regjistruar që nga 26 shkurti.

Gjashtë rajone italiane – Marche, Sicilia, Umbria, Molise, Kalabria dhe Basilicata – nuk regjistruan vdekje në 24 orët e fundit.

Në shifra akumulative, gadishulli ka pasur 233.917 teste pozitive të COVID-19 (+178), me 41.367 prej tyre aktualisht aktivë (-1,616).

Gjithsej 158.355 njerëz janë rikuperuar (+848) dhe 33.475 prej tyre kanë vdekur.

Deri më tani Italia ka raportuar 3,910,133 teste, një rritje prej 31,394 që nga dje. /Lajmi.net/