Italia raporton numrin e vdekjeve me koronavirus
Italia ka raportuar edhe 65 vdekje të tjera nga koronavirusi të hënën.

Bota
Abruzzo, Umbria, Calabria, Valle d’Aosta, Sardenja, Molise, Basilicata, Sicilia, Friuli-Venezia Giulia, Puglia dhe Trentino-Alto Adige nuk raportuan vdekje të reja, pa asnjë rast të ri, shkruajnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.
Lombardia mbetet epiqendra e infeksionit, duke pasur 194 nga 280 raste të reja (69.2 përqind).
Vendi ka pasur 235,278 teste pozitive të COVID-19 (+280), me 34.730 prej tyre aktualisht aktivë (-532).
Gjithsej 166,584 njerëz janë rikuperuar (+747) dhe 33.964 kanë vdekur nga virusi. /Lajmi.net/