Italia promovon Tonalin në Kombëtaren A

Italia i ka dhënë një mundësi të artë mesfushorit premtues, Sandro Tonali.

Sport

11/10/2019 16:29

Tonali është promovuar në kombëtaren A, për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020, transmeton lajmi.net.

Italia do të ketë dy ndeshjet e radhës në këtë kampanjë kundër Kombëtares së Greqisë dhe asaj të Lihtenshtajnit.

Për këto dy ndeshje është grumbulluar edhe mesfushori 19 vjeçar, Tonali, ashtu siç është pritur.

Fillimisht, Italia do të përballet me Greqinë, nesër, ku me një fitore eventuale siguron kualifikimin. /Lajmi.ent/