Italia prezanton masat e reja anti-COVID për kosovarët

16:58 | 31 Korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë Italiane ka përditësuar masat e qarkullimit ndërkufitar për të gjithë qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Italisë duke filluar nga sot.

Sipas njoftimit të ambasadës së Kosovës në Itali, shtetasit kosovarë janë të obliguar që të kenë me vetë testin negativ të COVID-19, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orëve.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur që kosovarët pasi të mbërrijnë në Itali do të hyjnë në izolim 5 ditor. Nga ky obligim përjashtohen shtetasit që do të qëndrojnë më pak se 5 ditë.

Po ashtu theksohet se fëmijët nën moshën 6-vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.

Këto janë të gjitha masat e reja:

Ministria e Shëndetësisë Italiane ka përditësuar masat e qarkullimit ndërkufitar për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë duke filluar nga sot, datë 31 korrik 2021.

Në vijim gjeni link-un me detajet përkatëse: https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2021/07/restrizioni_allingresso_in_italia_-_30.pdf?fbclid=IwAR28qgUYSSQECPmmpTGgwnIKxYDckbXaUmM9Y3i_YrpZafd0x88SAQ-vqUo

Të gjithë shtetasit kosovarë janë të obliguar që:

para nisjes drejt Italisë të plotësojnë formularin digjital PLF që gjendet në vijim (këshillohet të mbahet një kopje fizike e tij): https://app.euplf.eu/?fbclid=IwAR3R1g24DqHoDck1pZtsRq7cM_bg3EzUiWGsiugEexlVU0McvxvfXp8lkGM#/

shtetasit kosovarë, në momentin e nisjes, duhet të paraqesin pranë autoritete përkatëse tamponin molekular apo antigjen, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orëve. Përjashtohen nga kjo masë të gjithë ata shtetas që udhëtojnë tranzit për një periudhë jo më të gjatë se 72 orë në territorin italian;

Për më shumë detaje mbi kategoritë që përjashtohen nga prezantimi i tamponit dhe vetë izolimi, lutem konsultoni link-un në vijim: https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2021/07/restrizioni_allingresso_in_italia_-_30.pdf?fbclid=IwAR3QbjWUzZGELzDTkmaH_NI9e0pJic8KklzJb4Zig1BXVgIK9ijNez7Rtk0

me të arritur në Itali, shtetasit tanë duhet të kryejnë vetë izolimin 5 ditor (jo më atë 10 ditor) në adresën e vendbanimit/vendqëndrimit ku do qëndrojë. Ndërsa përjashtohen nga vetë izolimi ata shtetas që qëndrojnë më pak se 5 ditë në territorin italian, të cilët duhet ta dëshmojnë këtë përmes biletës dhe motivit të udhëtimit;

për më shumë detaje mbi kategoritë e veçanta që përjashtohen nga prezantimi i tamponit dhe vetë izolimi, lutem konsultoni link-un në vijim:https://www.esteri.it/mae/resource/doc/2021/07/restrizioni_allingresso_in_italia_-_30.pdf?fbclid=IwAR2bTbKnWwjP-U9IhvKlKg_BbeVDJL-jY4y-MQbHJOj9No0VdemL93HSaI4

Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.

Prandaj rekomandohet të planifikoni çdo aspekt të udhëtimit me kujdesin maksimal!

Duke ju bërë thirrje që të informoheni dhe respektoni masat e lartshënuara para se të ndërmerrni udhëtimet gjatë kësaj periudhe, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!