Italia paralajmëron mundësinë e goditjes së kontrabandistëve në Libi
Italia është duke e shtunë qortuar mundësinë e intervenimeve kundër kontrabandistëve të njerëzve në Libi, deklaroi sot në Romë kryeministri italian Matteo Renzi, pas fundosjes së një anije në detin Mesdhe, kur u mbytën me qindra persona.

Bota
Hipoteza për intervenim ushtarak nuk është në rend dite, por janë të mundshme intervenime shënjestër e të cilave do të ishin grupet kriminale që kontrabandojnë njerëz, deklaroi Renzi në një konferencë me gazetarë që e mbajti bashkë me homologun e tij maltez, Joseph Muscato.
Renzi shtoi se ekipet e Ministrisë së Mbrojtjes të Italisë janë duke shqyrtuar këtë mundësi.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Paolo Gentiloni para disa ditësh ka përmendur mundësinë e veprimeve të tilla.