Italia nuk arrin të marrë më shumë se një pikë kundër Polonisë

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë Liga e Kombeve për Italianë.

Sport

07/09/2018 22:40

‘Azurët’ nuk kanë arritur të marrim më shumë se një barazim ndaj Polonisë, duke luajtur 1:1 në ‘Renato Dell Ara’ në Bologna.

Mysafirët nga Polonia arritën që në minutën e 40’ të kalojnë të parët në epërsi, duke shënuar me anë të Zielinski, që mori një asistim nga Lewandowski.

Italia golin e barazimit e arriti në minutën e 78’ të ndeshjes, duke barazuar nga penalltia nëpërmjet yllit të Chelsea, Jorginho.

Pas tre ditëve, Italia në kuadër të grupit 3 në Ligën A, luan me Portugalinë./Lajmi.net/