Italia ndal Armeninë, gëzon Danimarkën
Italia barazoi me Armeninë 2-2 duke ia shuar kundërshtarit shpresat për përfundim në play-off për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, nga Grupi B. Në duelin e zhvilluar në stadiumin e Napolit, San Paolo, Armenia kaloi dy herë në epërsi pas golave nga Yura Movsisyan dhe Varazdat Haroyan, pas barazimit të përkohshëm të realizuar nga ana…

Sport
Italia barazoi me Armeninë 2-2 duke ia shuar kundërshtarit shpresat për përfundim në play-off për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, nga Grupi B.
Në duelin e zhvilluar në stadiumin e Napolit, San Paolo, Armenia kaloi dy herë në epërsi pas golave nga Yura Movsisyan dhe Varazdat Haroyan, pas barazimit të përkohshëm të realizuar nga ana e mesfushorit të Romës, Alessandro Florenzi.
Mirëpo, Armenia ëndërroi play-offin për 16 minuta para se Mario Balotelli të barazojë rezultatin me golin e tij në minutën e 76-të pas një asistimi të bukur nga Andrea Pirlo.
Italia kishte siguruar kualifikimin më herët kurse nga ky barazim përfitoi Danimarka që shkatërroi Maltën 6-0 dhe do të garojë në play-off. Në përballjen tjetër, Republika çeke mposhti Bullgarinë 1-0.