Italia me një më pak të vdekur nga koronavirusi sesa Kosova

Italia ka raportuar shtatë jetë të humbura me koronavirus përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.

Bota

05/07/2020 18:27

Nga 37,462 teste të bëra përbrenda kësaj periudhe, janë identifikuar 192 raste të reja me koronavirus, bën me dije i njëjti burim, përcjell lajmi.net.

Vendi aktualisht ka 14.642 raste aktive me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gadishull ka shkuar në 34.861.

Kosova vetëm gjatë ditës së djeshme kishte raportuar 8 jetë të humbura përbrenda periudhës 24-orëshe. /Lajmi.net/