Italia: Marrëveshja me Iranin destabilizon rajonin
Kryeministri italian, Matteo Renzi ka shprehur mbështetjen e tij sot mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin por theksoi se i kupton shqetësimet e Izraelit.
Bota
“Me SHBA-në përkrah, ne besojmë se kjo marrëveshje mund të shërbejë si një kompromis për reduktimin e destabilitetit në rajon”, u shpreh ai në parlamentin izraelit.
”Perëndimi do të kontrollojë rregullisht zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe nuk do ta braktisë Izraelin”, deklaroi ai.
“Unë i kuptoj shqetësimet tuaja. Dje, kam dëgjuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai më vuri në dukje të gjitha aspektet problematike të marrëveshjes” shtoi Renzi, i cili do të takohet sot me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Bregun Perendimor.
“Dua të jem i qartë. Nuk do ketë më kompromise për Izraelin në të ardhmen”, deklaroi 40-vjeçari, kreu i qendrës së majtë, i pari që viziton Izraelin që prej nënshkrimit të marrëveshjes për Iranin në Vjenë javën e kaluar.
”Izraeli jo vetëm që ka të drejtën për të ekzistuar, por dhe detyrimin për më tepër”, shtoi ai.
“Më lejoni të jem i qartë, i hapur fare, siguria juaj është siguria jonë”, tha Renzi.