Italia fiton spektaklin ndaj Holandës

Italia ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndaj Holandës. ‘Azzurri’ fituan pa vështirësi, 3:1 ndaj ‘Tulipanëve’, shkruan lajmi.net. Ndeshjen e nisën më mirë italianët, duke shënuar në minutën e 6’ të ndeshjes. Ishte Federico Dimarco që me një supergol tundi rrjetën e holandezëve. Në minutën e 20’ Frattesi çoi në…

Sport

18/06/2023 17:03

Italia ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndaj Holandës.

‘Azzurri’ fituan pa vështirësi, 3:1 ndaj ‘Tulipanëve’, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen e nisën më mirë italianët, duke shënuar në minutën e 6’ të ndeshjes.

Ishte Federico Dimarco që me një supergol tundi rrjetën e holandezëve.

Në minutën e 20’ Frattesi çoi në 2:0 rezultatin që ishte epilogu i pjesës së parë.

Ë 45 minuat e dytë ndeshjen më mirë e nisën Holanda.

Ishin pothuajse gjithë kohës në sulm dhe gjetën edhe golin.

Steven Bergwijn shënoi në minutën e 68’ për të ngushtuar në 1:2 rezultatin.

Por, italianët ndëshkuan sërish nikoqirët.

Ata shënuan edhe njëherë, me anë të Federico Chiesa, i cili realizoi gol të bukur.

Weghorst ngushtoi epërsinë në 2:3, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, Holanda nuk u ndalë dhe shënuan në minutën e 90’.

Këtë herë shënoi Wijnaldum dhe ndezi sfidën duke realizuar gol për rezultatin 2:3.

Ndeshja vijoi më pas me raste nga të dyja anët, por gola më nuk dhuruan./Lajmi.net/