Italia e sulmon Shqipërinë me Balotellin?

Mario Balotelli pritet të jetë në fushë nga minuta e parë për Italinë në miqësoren ndaj Kombëtares sonë, që zhvillohet pas disa ditëve.

Sport

10/11/2014 23:38

Italia pritet që ta sulmojë Kombëtaren tonë me Mario Balotellin, i cili do të hidhet në fushë nga Antonio Conte nga minuta e parë.

Ky në njëfarë mënyre, është një lajm i mirë për Kombëtaren tonë, pasi Balotelli nuk është duke kaluar në formë të mirë me skuadrën e Liverpoolit, duke mos arritur të gjejë rrugën e golit.

Balotelli pritet të mos luajë nga minuta e parë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016, të cilën Italia e zhvillon kundër Kroacisë. Një gjë e tillë është thënë nga vet trajneri, Conte.