Italia dyfishon epërsinë, shënon Berardi

Italia ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Belgjikës.

Sport

10/10/2021 16:25

Ishte Domenico Berardi që u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar avantazhin, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Federico Chiesa u faullua në zonën e 16-metërshit dhe arbitri akordoi penallti, e cila pastaj u konfirmua nga VAR-i.

11-metërshin pa problem e konkretizoi Berardi, edhe pse Courtois e preku topin.

Për të parë golin: VIDEO

Rezultati momental është 2 – 0./Lajmi.net/