Italia dhe Holanda në Botërorin 2014

Italia dhe Holanda janë dy skuadrat e para nga kontinenti i Evropës që siguruan kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil. Azzurrët u konfirmuan fitues në Grupin B pasi mposhtën Republikën çeke në Torino me rezultat 2-1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit Libor Kozak në minutën e 19-të, por…

Sport

10/09/2013 21:46

Italia dhe Holanda janë dy skuadrat e para nga kontinenti i Evropës që siguruan kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Azzurrët u konfirmuan fitues në Grupin B pasi mposhtën Republikën çeke në Torino me rezultat 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit Libor Kozak në minutën e 19-të, por Italia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë kur me golat nga mbrojtësi Giorgio Chiellini dhe Mario Balotelli nga penalltia e siguroi fitoren dhe kualifikimin për në Botërorin 2014.

Ekipi i Cesare Prandellit ka 20 pikë, shtatë më tepër se përcjellësi i parë Bullgaria, dy ndeshje para fundit.

Kurse, Holanda fitoi në udhëtim te Andorra falë dy golave nga Robin van Persie në pjesën e dytë të ndeshjes dhe siguroi biletën për në Brazil duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëve në Grupin D, plotë tetë më tepër se Hungaria.