Italia barazon me Nigerinë
Pas duelit të javës së kaluar me Gjermaninë, Italia barazoi edhe njëherë tjetër duke luajtur 2:2 në miqësoren ndërkombëtare kundër Nigerisë, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Fulhamit, Craven Cottage në Londër. Në ndeshjen ku selektori i Azzurrëve, Cesare Prandelli bëri shumë eksperimente me formacion, skuadra e tij kaloi në epërsi pas 12 minutash lojë…

Sport
Pas duelit të javës së kaluar me Gjermaninë, Italia barazoi edhe njëherë tjetër duke luajtur 2:2 në miqësoren ndërkombëtare kundër Nigerisë, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Fulhamit, Craven Cottage në Londër.
Në ndeshjen ku selektori i Azzurrëve, Cesare Prandelli bëri shumë eksperimente me formacion, skuadra e tij kaloi në epërsi pas 12 minutash lojë kur realizoi sulmuesi në formë i Fiorentinës, Giuseppe Rossi.
Mirëpo, skuadra e shtetit afrikan u kundërpërgjigj para përfundimit të pjesës së dytë duke e përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë nga Bright Dike dhe Shola Ameobi.
Mirëpo, vetëm dy minuta pas vazhdimit, Emanuele Giaccherini e barazoi rezultatin për Italinë.
Në periudhën e mbetur të lojës, Azzurrët kishin më tepër nga loja dhe ishin shumë pranë golit të tretë, mirëpo shtylla dhe traversa ua mohuan fitoren.