Itali: Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar

Pushuesit në plazhin e Torvaianicas në Itali, kanë mbetur të shokuar, pasi dy persona i bënë atentat një shqiptari në sytë e të gjithëve.

Lajme

20/09/2020 16:26

Mediat e huaja raportojnë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa rezulton person me precedent penal.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./tch