Itali: Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga Covid-19

Italia ka raportuar 24 vdekje të reja lidhur me koronavirusin në periudhën e fundit 24-orëshe, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të shtunën.

Bota

19/09/2020 17:25

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus përgjatë të shtunës ka shkuar në 1,638, sipas të njëjtit burim, përcjell lajmi.net.

Shifra e përgjithshme e jetëve të humbura në Gadishull ka përshkuar numrin 35,692.

Vendi ka arritur të realizojë 103,223 teste për diagnostikimin e koronavirusit përbrenda një dite. /Lajmi.net/