Itali – Renzi: BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e azilit
Rregullat e Bashkimit Evropian që detyrojnë Italinë të mbikëqyrë të gjitha anijet e emigrantëve që mbërrijnë në territorin e saj dhe t’i ndalojë ata të lëvizin drejt unionit duhet të ndryshojnë, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi.

Bota
I ashtuquajturi Rregullimi Dublin II është kritikuar për vënie nën presion të vendeve që shërbejnë si pika hyrëse në kufijtë e BE-së, si Italis dhe Greqia.
Parashikimet e këtij rregulli shpeshherë nënvlerësohen, përderisa emigrantët gjejnë mënyra për të hyrë në kufijtë e Evropës Veriore.
“Në Evropë duhet të ndryshojnë parimet e vendosura nga Dublin II-i”, deklaroi Renzi për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.
”Unë kam një plan ‘B’ nëse një samit i parashikuar i BE-së nuk na bën të ditur arritjen e rezultateve për një çështje të tillë të rëndësishme”, theksoi Renzi.
“Emigrimi është një çështje serioze. Për të qenë i sinqertë, përgjigjet e Evropës nuk janë të mjaftueshme. Akomodimi i vetëm 24 000 personave është të paktën një provokim”, theksoi shefi i qeverisë italiane.