Itali: Plagoset me armë zjarri shqiptari që merrej prostitucion
Një shqiptar, me precedent për shfrytëzim prostitucioni, ka mbetur i plagosur nga një armë zjarri në zonën e quajtur Giussano, 25 km në veri të Milanos, raportojnë mediat italiane.

Lajme
29-vjeçari u qëllua rreth orës 23:20 ditën e djeshme, më 15 gusht, dhe u shtrua në spitalin e Bassini-t i shoqëruar nga një burrë dhe një grua shqiptare që ishin me të në momentin e plagosjes.
Dy dëshmitarët treguan se të shtënat ndaj shqiptarit erdhën nga një makinë e errët me tre persona brenda
Agjentët e policisë së Cinisello Balsamos kanë filluar hetimet./Ora News/