Itali/ 4,204 të prekur nga COVID-19, 604 të vdekur përbrenda një dite

Italia ka raportuar 604 vdekje përbrenda një dite, kanë bërë të ditur autoritetet italiane në konferencën e përditshme të enjten.

Bota

09/04/2020 18:18

Kjo ka bërë që shifra e përgjithshëm e vdekjeve në Itali të arrijë në 18,279. Italia vazhdon të jetë vendi me numrin më të lartë të të vdekurve në botë, shkruan lajmi.net.

Burimi i njëjtë ka bërë me dije se në Itali janë diagnostikuar edhe 4,204 persona me COVID-19 përbrenda 24-orëshit të fundit.

Autoritetet italiane, një javë më parë kanë bërë të ditur se vendi ka filluar të zhvillojë testime më të shpeshta, gjë që shpjegon rritjen e numrit të rasteve në Itali.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një prononcim për BBC komentoi edhe pozicionin e BE-së në raport me koronavirusin. Kreu i legjislativit të Italisë tha se në rast se nuk reagon si duhet, unioni evropian rrezikon shpërbërjen.

Në mbarë botën janë raportuar mbi 1,5 milion raste, rreth 90 mijë vdekje dhe mbi 330 mijë të shëruar në nivel global. /Lajmi.net/