Isufi: Taksa nuk pezullohet, t’i bëhet presion Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmeti Isufi, ka thënë se taksa nuk do të pezullohet.

Lajme

12/03/2019 23:05

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të pezullohet pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve.

Ndërsa ka diskutuar edhe tema të tjera të zhvillimeve politike në vend, ai ka deklaruar se opozita po manipulon publikun, me akuzat për Qeverinë.

“Pezullim të taksës nuk do të ketë, sepse taksa është vënë ndaj Serbisë”.

“Serbia me paratë e xhepit të qytetarëve të Kosovës po bën fushatë kundër Kosovës”.

“Këtë do ta bënte çdo shtet dhe kjo nuk duhet të ndërlidhet me çështje të tjera. Presioni duhet t’i bëhet Serbisë”, ka thënë Isufi për televizionin publik të Kosovës.

“Qëllimi i seancës së sotme ka qenë që të bëhet propagandë”, ka thënë ai.