Isufi: Shtet mafioz! Kryeprokurori u vjedh nga brenda! (Video)

“Është e çuditshme se si kryeministri këmbëngulë edhe pse e din se nuk i ka votat për Demarkacionin dhe kthimi i tij vetëm do ta prolongoi procesin.”

Lajme

22/11/2016 21:46

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se komisioni për demarkacionin duhet të shkarkohet dhe të kthehet në pikën zero.

Ai ka thënë se demarkacioni është prodhim i të gjitha gabimeve që ka bërë kjo Qeveri, ku sipas tij kjo ata po i bëjnë pengesë vetvetes, qytetarëve madje edhe raporteve ndërkombëtare.

Sipas tij, Raporti i Progresit është raporti më i keq këtë vit, duke thënë se po çuditën se një ditë do të bijnë për shkak se e kanë rënduar jetën e qytetarëve.

Isufi ka thënë se koalicioni bën bisedime me Listën Serbe vetëm nëse kanë interesat e veta, ngase sipas tij, ata pa llogari nuk veprojnë sepse janë të lidhur me Beogradin.

Nënkryetari i AAK-së ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave vendi është dashur t’i merr që 17 vite, por me këta njerëz nuk ka liberalizim, ngase po ja vështirësojnë jetën qytetarëve gjithnjë e më shumë.

Ai ka thënë se nëse nesër vjen Projektligji për Ushtrinë, ata janë të gatshëm, me votu por edhe në këtë rast, Isufi ka thënë se kjo Qeveri nuk është e interesuar të votoi këtë çështje.

Sipas tij, ky shtet ka devalvuar, ngase me u vjedh kryeprokurori me shtëpinë plotë policë  dhe bëhet vjedhje përbrenda vetëm me humb gjurmë, kjo ka ndodh edhe në dhomën e dëshmive, sikurse ka vdekur njeriu në burg dhe e shpallin të vetëvrarë ende pa u përfunduar hetimet.

Isifi ka thënë se këto vjedhje, e këto dëshmi ndodhin janë si në filma aksion ngase janë të lidhur me mafinë e shtetit.

Demarkacioni e Asiciacionin janë marrëveshje të dëmshme dhe se qytetarët për këtë gjë e kanë dhënë fjalën e tyre tashmë, ka theksuar ndër tjera Isufi. /Lajmi.net/