Isufi pas fitores ndaj Llapit: Kemi bërë lojë të mirë kundër një kundërshtari si Llapi

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Llapit.

Sport

18/09/2021 19:28

Dy golat e Ermal Krasniqit i sollën fitoren skuadrës së “Xhebrailave” në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Isufi tha se ka qenë ndeshej e vështirë, por i lumtur me pikët e plota.

“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi. Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes”.

“Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, deklaroi ai.

Ballkani është lider në tabelën e Superligës me 11 pikë./Lajmi.net/