Isufi i kundërpërgjigjet Hotit: Deklaratat tua janë hipokrizi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërin e Kosovës, Ahmet Isufi i është kundërpërgjigj, Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me vendimin e rezolutës për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit.

Lajme

22/03/2019 22:07

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Isufi i ka thënë Hotit se para se të akuzosh të tjerët duhet ta akuzosh vetën.

“Edhe bastoret, edhe lojërat e fatit e edhe kazinot, janë të kohës sate e të tjerëve e para teje Avdullah Hoti, prandaj mos akuzo të tjerët, para se ta akuzosh veten. Zotëri deputet meqë paske qenë kaq i shqetësuar për kazinot, pse nuk i hyre procedures së ndalimit të tyre, sa ishe vetë në pushtet”, ka shkruar Isufi.

Tutje Isufi deklaratat e Hotit i ka quajtur hipokrizi.

“Kjo që thuani sot, më së paku është hipokrizi! Qeveria Haradinaj, pa të prit ty hiç e ka gati projektligjin për pezullimin e kazinove dhe ai qysh në mbledhjen e radhës do të miratohet në Qeveri! Deklaratat tuaja janë tepër të vonshme”, ka përfunduar Isufi. /Insajderi.com