Isufi: As AAK-ja s’e ka ditur që Haradinaj do të japë dorëheqje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh nënkryetar, Ahmet Isufi, ka folur për arsyet e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Lajme

14/08/2019 11:49

Ai ka thënë se ka qenë vendim i papritur dhe se as vetë anëtarët e partisë nuk e kanë ditur paraprakisht për dorëheqjen e Haradinajt.

“Ftesa e Haradinajt ka qenë befasi për të gjithë sepse emrat që janë përmendur që mund të jenë të ftuar nga dhomat e specializuara Haradinaj ka qenë emri më së paku që kemi mendu se mundet me qenë edhe ne dorëheqjen e tij e kemi kuptuar në momentin kur e ka deklaruar në Qeveri”

“Së pari duhet të jemi njerëz e pastaj udhëheqës politikë, sepse të gjithë e dimë se çfarë ka hequr Haradinaj dhe nuk duhet t’i marrim pandjenja situatat nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Duhet të shkojmë në zgjedhje sepse gjithë partitë politike janë në dakorduar”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se kanë afërsi me PSDnë dhe NISMA-n dhe se pritet të ndodh një koalicion mes tyre.

“Kur përmendet koalicionet e mundshme nuk duhet të përmendet sepse po i shohim lëvizjet e fundit që po ndodhin. Marrëdhëniet tona janë mundësi me NISMA-n që të kemi koalicion por edhe me PSD-në që na kanë bërë të besojmë se mund të kemi koalicion në të ardhmen dhe kundërshtarët politikë ndoshta nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë”, tha ai.

Këto deklarata Isufi i bëri në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest, me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ku pjesëmarrës ishin edhe Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Arben Gashi nga LDK-ja dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.