Ismet Munishi e nis me fitore epokën e tij te Prishtina, Gjilani mposht Ferizaj, Trepça 89 – Drita 2:2

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës. Prishtina ka arritur të marr një fitore 2:1 në minutat e fundit të ndeshjes Kështu Ismet Munishi e nis mbar periudhën e tij te ekipi kryeqytetas. Prishtina fillimisht kaluan në epërsi, pas golit nga Krasniqi në minutën e 29`. Por, gëzimi i ekipit nga…

Sport

13/08/2022 19:02

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës.

Prishtina ka arritur të marr një fitore 2:1 në minutat e fundit të ndeshjes

Kështu Ismet Munishi e nis mbar periudhën e tij te ekipi kryeqytetas.

Prishtina fillimisht kaluan në epërsi, pas golit nga Krasniqi në minutën e 29`.

Por, gëzimi i ekipit nga kryeqyteti nuk zgjati shumë, pasi Januzi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 37`.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Edhe në 45 minutat e dyta, raste u krijuan, më shumë nga Prishtina.

Në vazhdime kryeqytetasit gjetën golin e fitores, me Useinin, kështu duke arkëtuar pikët e plota në xhiron e parë të edicionit të ri të Superligës.

3:2 përfundoi ndeshja në mes Gjilanit dhe Ferizaj, me golat për mysafirët nga Ramadani, Haxhimusa, ndërsa për gjilanasit shënoi Zeka dhe Solomoni me dy gola në debutimin e tij.

Trepça 89 dhe Drita përfundoi barabartë 2:2, Mba shënoi dy herë për mitrovicasit, kurse Islami dhe Tahiri shënuan për gjilanasit.

Kështu Gjilani arkëton pikët e plota, ndërsa Trepça 89 dhe Drita kanë ndarë pikët./Lajmi.net/