Ismet Beqiri tenton të manipulojë procesin zgjedhor në Prishtinë, revoltohen anëtarët e LDK-së

Tensione në zgjedhjet e LDK-së në degën e I-rë, nëndegën 2/1.

Lajme

16/05/2019 15:59

Kandidati për kryetar i kësaj nëndege, Arsim Gollaku, në krye me Ismet Beqirin kanë tentuar ta mbajnë kuvendin e kësaj nëndege me familjarët e tij, duke përjashtuar banorët dhe aktivistët e LDK-së në këtë lagje.

Tensionet kanë filluar pasi aktivistët dhe banorët e lagjes reaguan për shkak se kryetari aktual Arsim Gollaku, me komisionin zgjedhor të degës së I-rë, të cilit ishin Halim Halimi, Shefqet Osmani dhe kryetari i degës Ismet Beqiri, nuk i kanë njoftuar banorët e kësaj lagjeje dhe as kryesinë e degës, që do të mbahej kuvendi.

Kjo bie ndesh edhe me rregulloren zgjedhore të LDK-së dhe në fakt edhe më shqetësues është se ky kuvend ishte mbajtur në shtëpinë e kryetarit të kësaj nëndege, me urdhrin e kryetarit të degës Ismet Beqiri. /Lajmi.net/