Ismaili përgëzon Tahirin për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka përgëzuar ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin për kthimin e 110 personave nga Siria në Kosovë.

Lajme

20/04/2019 15:13

Ismaili ka thënë se tani është detyrë e Kosovës t’i rehabilitojë dhe t’u jap atyre kujdesin e nevojshëm, transmeton lajmi.net.

“Pas një pune të madhe, autoritetet kosovare arritën që të kthejnë nga Siria mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë. Ky është një prej lajmeve më të mira ditëve të fundit. Përgëzoj ministrin Abelard Tahiri për lidershipin dhe vullnetin për t’i kthyer fëmijët dhe familjet në Kosovë. Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë dhe t’u japim kujdesin e nevojshëm.  Por mbështetja për ta tejkalon përgjegjësitë institucionale dhe kërkon solidaritet të gjerë shoqëror. Ata do të kenë nevojë për ndihmën tonë si bashkëqytetarë të tyre për t’ua shëruar traumat, prandaj le ta bëjmë maksimumin për riintegrimin e tyre në mesin tonë”, ka shkruar ministri në Facebook. /Lajmi.net/