Ismaili- Osmanit: Po e promovon shkeljen e ligjit, donacionet kanë ardhë në bazë të ligjeve të Kosovës
Deputeti i PDK-së Uran Ismaili gjatë seancës plenare i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit e cila e akuzoi për donacione gjatë kohës sa ishte ministër.

Lajme
Ai ka akuzar Osmanin se po e promovon shkeljen e ligjit, derisa ka shtua se donacionet që kanë ardhë në Kosovës kanë ardhë në bazë të ligjeve të Kosovës.
Derisa ka folur për testet e ardhura nga Serbia, ai ka thënë se ato teste kanë ardhë në gepek sepse kanë ardhë nga Serbi dhe kanë hy mrena me njerëz të Gjuriqit.
“Kryetare ju referove diçkahit, që pom shtinë me dyshu ose je e lajthitur ose je duke je duke promovuar shkeljen ligjit, pra nëse mendon që faktet të cilat i ke janë të mjaftueshme për të mos e vërtetuar të vërtetën por me prolakmu atë, konsideroj që jeni në shtet të gabuar. Donacionet që kanë ardhë në Kosovës kanë ardhë në bazë të ligjeve të Kosovës. Testet që kanë ardhë, kanë ardhë në gepek, jo në bagazh se s’kan ardhë nga Shqipëria, në gepek sepse kanë ardhë nga Serbia, kanë hy mrena me njerëz të Gjuriqit, nuk i ka pritur kërkush asnjë institucion, i kanë qu në Institut Kontrabandë, nuk i ka përdor instituti. /Lajmi.net/