Ismaili: Kadri Veseli dje dha një mesazh se çfarë e pret Kosovën nën udhëheqjen e PDK’së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se Kadri Veseli ka bërë hapin e parë duke i hapur rrugë drejtësisë të veprojë.

Lajme

20/06/2019 22:33

Ismaili, në Dukagjini tha se veprimi i Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë akuza të konfirmuara ka për qëllim forcimin e PDK-së.

“Ky shihet një vullnet i mirë i kryetarit Veseli pasi janë ndryshuar të gjitha strukturat në PDK, nga nëndegët deri të kryetari. Ky ishte një mesazh se çfarë e pret Kosovën me këtë udhëheqje të PDK-së”, tha ai.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se procesi i luftimit të krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me një ditë por sipas tij Veseli hapin e parë të rëndësishëm tashmë e ka bërë.

Ismaili ka thënë pavarësisht largimit nga PDK, ato figura nuk bën të damkosen dhe drejtësia duhet ta bëj punën e vet sa më parë pasi sipas tij “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

“PDK bëri hapin e parë duke krijuar hapësirën. Le të veprojë drejtësia dhe le ta merr fjalën e fundit që nëse ata persona kanë bërë shkelje ligjore të dënohen, në të kundërtën të mos damkosen ata dhe familjet e tyre”.