Ismaili: E pasuruam Ligjin për rimëkëmbje dhe po e votojmë për popullin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë sonte se vendimin për ta votuar pakon për rimëkëmbje, pas pranimit të masave të propozuara nga PDK-ja, e kanë marrë për të ndihmuar qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira.

Lajme

03/12/2020 21:38

Ismaili ka thënë se propozimet e PDK-së të cilat janë pranuar dhe me të cilat pritet të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, e kanë pasuruar pakon dhe do t’u ndihmojnë edhe më shumë qytetarëve, siç është kompensimi i të hollave të të gjithë qytetarëve që kanë më pak së 10 mijë euro në trust.

“Vullneti jonë ka qenë që ta votojmë këtë pako për qeverisjen, jo për qeverinë. Pra, kemi qenë të preokupuar për qeverisjen me të cilën është ballafaquar populli. Ne kemi dashur një qeverisje më të mirë për popullin dhe, me këtë vendim, ne kemi dashur që t’u ndihmojmë atyre në këto kohë të vështira”, ka thënë Ismaili në RTV Dukagjini.