Islandezët “pa rahmet” kundër Malishevës, fitojnë 8:0

Malisheva është eliminuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga garat evropiane. Ekipi nga Kosova u mposht me rezultat të thellë 8:0 nga ekipi islandez, FC Vikingur, transmeton lajmi.net Rezultati nga dy ndeshjet është 9:0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin e parë të kualifikimeve për Konferencë Ligë. Pas Prishtinës, Malisheva bëhet ekipi…

Sport

17/07/2025 22:40

Malisheva është eliminuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga garat evropiane.

Ekipi nga Kosova u mposht me rezultat të thellë 8:0 nga ekipi islandez, FC Vikingur, transmeton lajmi.net

Rezultati nga dy ndeshjet është 9:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin e parë të kualifikimeve për Konferencë Ligë.

Pas Prishtinës, Malisheva bëhet ekipi i dytë nga Kosova që eliminohet nga garat evropiane.

Drita dhe Ballkani janë ende në garë./lajmi.net/