Islanda zgjon nga ‘gjumi’ Shqipërinë
Nëse deri më tani e kemi ëndërruar kualifikimin e Shqipërisë për në Kampionatin botëror 2014, atëherë duhet ta pranojmë se një gjë e tillë është shumë e vështirë e realizueshme. Kjo pasi skuadra jonë Kombëtare humbi nga Islanda me rezultat 2-1 dhe zbriti në pozitën e pestë në Grupin E. Të përzgjedhurit e Giannit De…
Sport
Nëse deri më tani e kemi ëndërruar kualifikimin e Shqipërisë për në Kampionatin botëror 2014, atëherë duhet ta pranojmë se një gjë e tillë është shumë e vështirë e realizueshme.
Kjo pasi skuadra jonë Kombëtare humbi nga Islanda me rezultat 2-1 dhe zbriti në pozitën e pestë në Grupin E.
Të përzgjedhurit e Giannit De Biasi kanë zhvilluar njërën ndër ndeshjet më të dobëta në cikël të garave dhe pësuan disfatë e cila me gjasë ua shuan shpresat për sigurimin e ‘play-offit’.
Pavarësisht lojës së dobët, Shqipëria ishte e para që pas vetëm 9-të minutave lojë kaloj në epërsi me një gol të bukur të Valdet Ramës.
Gëzimi i ekipit shqiptar nuk zgjati më shumë se katër minuta pasi skuadra vendëse përmes Birkir Bjarnason barazoi rezultatin në 1-1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kuqezinjtë e kanë nisur mjaft keq fraksionin e dytë të lojës, pasi nikoqirët pas vetëm dy minutave lojës shënuan golin e avantazhit me anë të Kolbeinn Sigthorson (47).
Edhe pas golit të pësuar, ekipi shqiptar assesi nuk ia doli që të gjej lojën e tyre te mirë, në mënyrë që të vjen deri të goli i barazimit.
Kuqezinjtë tani kanë 10 pikë, dhe gjenden në pozitën e parafundit në Grupin E ku kryeson Zvicra me 18, që përcillet nga Islanda me 13 dhe Sllovenia me 12.
Grupi E
Norvegjia-Zvicra 0:2
Qipro-Sllovenia 0:2
Islanda-Shqipëria 2:1
Tabela
Zvicra 18 pikë
Islanda 13
Sllovenia 12
Norvegjia 11
Shqipëria 10
Qipro 4