Islamistët vrasin 48 persona në Kenia

Së paku 48 persona janë vrarë pas disa sulmeve që dyshohet të jetë bërë nga militantët islamik në hotele dhe në stacionin policor në Kenia.

Bota

16/06/2014 10:28

Dëshmitarët në Mpeketoni thonë se kanë dëgjuar breshëri armësh për disa orë dhe më pas kanë parë se si disa ndërtesa u dogjën.

Ky qytet është shumë afër ishullit Lamu, i cili është i njohur si një resort për turistë.

Kenia ka vuajtur nga sulmet e militantëve që prej vitit 2011 kur trupat e tyre hynë nga Somalia fqinje. Militantët kryesisht janë luftëtarë të grupit al-Shabab.

Sulmi në Nairobi ka ndodhur në orën 20:30 (ora lokale) të dielën përderisa banorët e këtij qyteti ishin duke parë ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit.

Banorët vendas treguan për BBC se sulmuesit kishin rëmbyer një kamionçinë, ku me ç’rast e përdorën për të sulmuar disa lokacione të ndryshme në këtë qytet.

Dëshmitarët thonë se personat e armatosur, të cilët ishin të maskuar, kanë hedhur eksploziv në stacionin policor përpara se të hynin aty dhe të hidhnin disa armë zjarri.

Shefi i policisë Hamaton Mwaliko ka thënë për Reuters se personat e armatosur u kanë vënë zjarrin disa hoteleve, përpara se të sulmonin stacionin policor.

“Ne e kuptojmë se agresorët tashmë kanë ikur por se oficerët tanë janë duke u munduar që t’i kapin”, shtoi ai.

Është e paqartë se cilit grup i përkasin këta militantë tha zëdhënsi i ushtrisë keniane, Majori Emmanuel Chirchir por shtoi se “ka shumë gjasa që të jenë pjesë e grupit al-Shabab”.