Islamistët marrin nën kontroll Ambasadën e SHBA-ve në Libi (Video)

Grupi i militantëve islamist në Libi kanë njoftuar se kanë marrë nën kontroll ndërtesën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tripoli.

Bota

31/08/2014 18:14

Punonjësit e ambasadës ishin evakuuar nga ndërtesa rreth një muaj më parë, pasi që në Libi kishin filluar luftime të ashpra.

Komandanti i grupit libian Dawn, Moussa Abu-Zaqia ka thënë për Associated Press se pjesëtarët e tyre kanë marrë nën kontroll këtë ndërtesë me forcë javën e kaluar, një ditë pasi që ata kishin marrë nën kontroll aeroportin kryesor të kryeqytetit, e cila llogaritet të jetë një pikë mjaft e rëndësishme strategjike.

AP njofton se tashmë ndërtesa e Ambasadës është demoluar, teksa shihen se disa nga dritaret janë të thyera dhe në disa anekse të saj mund të shihen edhe vrima nëpër mure nga të shtënat e armëve. (lajmi.net)