Islami: Askush nuk gëzon më shumë besim se Thaçi që të bëhet president

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bedri Islami, në intervistë për Epoka e Re, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, për veprimet e pozitës dhe opozitës si dhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Lajme

29/01/2016 23:24

Islami përkrahë kandidaturën e Hashim Thaçit për Presidnet. Ai thotë se duan apo nuk duan, sot për sot, Thaçi është politikani më i votuar në Kosovë.

“Nga vëzhgimet dhe informacionet e deritashme, jam i bindur se edhe diplomacia ndërkombëtare nuk i konteston kandidimin dhe zgjedhjen e tij”, ka thënë Islami.

“Cili gëzon më shumë besim se Thaçi të jetë president? Më vjen keq të them, askush. Në Kosovë, tre liderët e opozitës së bashku, dy nga të cilët janë miq të mi të afërt dhe u besoj për gjithçka, nuk kanë aq vota sa kishte Thaçi në zgjedhjet e fundit”, ka thënë tutje ai.

Islami ka bërë me dije se marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin nuk kërkojnë ngutje se duhet të rishikohen qetësisht, sepse jo gjithëherë opozita ka gabuar./lajmi.net