ISIS u shet 42 gra ushtarëve në Siri
Grupi i “Shtetit Islamik” të enjten ka shitur 42 gra irakiane të cilët i kishte rrëmbyer prej komunitetit Jazid, të cilat ua shiti ushtarëve të vet në Siri.
Bota
Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri ka thënë se këto gra po trajtohen si “skllave” nga xhihadistët, dhe shiten më pas për shumat mes 500-2000 dollarë, transmeton lajmi.net
Gratë janë kidnapuara vitin e kaluar në regjionin Sinjar në Iraku Verior, në të cilin regjion ISIS-i kishte filluar një sulm të gjerë, ka thënë një monitorues britanik.
Më herët këtë muaj ato janë sjellë në qytetin e kontrolluar nga ISIS-i, Mayadeen në Siri.
“Disa nga to janë rrëmbyer së bashku me fëmijët e tyre, por ne nuk e dijmë fatin etyre” ka thënë Drejtori i Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri, Rami Abdel Rahman.
Në vitin 2014 xhihadistët kishin masakruar të tjerë persona Jazid, duke i detyruar mijëra prej tyre të lëshojnë vendbanimet, kanë rrëmbyer qindra vajza dhe gra, dhe i kanë shfrytëzuar ato si skllave për seks. S
ipas OKB-së, këto aksione ndaj një komuniteti pakicë mund të konsiderohen si gjenocid.