ISIS thyen heshtjen, paralajmëron hakmarrje për sulmin terrorist në Zelandë të Re

Organizata terroriste 'ISIS' ka thyer heshtjen gjashtë mujore, duke kërkuar hakmarrje për sulmin terrorist të xhamisë së Christchurch që mori jetën e 50 personave.

Bota

19/03/2019 13:08

ISIS ka qenë në prag të rënies, pasi lufta e tyre finale qëndron në Baghuz të Sirisë, transmeton lajmi.net.

Propaganda përdorej rregullisht nga kultura e terrorit, por kjo gjë është reduktuar, pasi ISIS po humbet territorin në të gjithë Lindjen e Mesme, transmeton lajmi.net.

Megjithëkëtë, organizata terroriste ka thyer heshtjen gjashtë mujore për t’iu përgjigjur xhirimeve të krimeve të kryera në të dy xhamitë nga terroristi 28 vjeçar, i identifikuar si Brenton Tarrant, ngjarje kjo që transmetohej drejtpërdrejt në Facebook.

Zëdhënësi i ISIS-it, Abu Hassan al-Muhajir, thuhet se ka bërë një regjistrim audio 44-minutëshe, raporton New York Times.

Ai bëri thirrje për hakmarrje dhe e akuzoi Perëndimin mbi vrasjet në Zelandën e Re.

“Skenat e masakrave në dy xhami duhet të zgjojnë ata që u mashtruan dhe duhet të nxisin përkrahësit e kalifëve për t’u hakmarrë ndaj fesë së tyre”, deklaroi zëdhënësi i ISIS-it. /Lajmi.net/