ISIS shpall ‘Shtetin Islam’

Militantët islamistë të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit (ISIS) kanë shpallur shtetin e tyre, kalifatin, që përfshin territoret të cilat ata tashmë i kontrollojnë, nga veriu i Sirisë deri në lindje të Irakut. 

Bota

30/06/2014 10:45

Gjithashtu është proklamuar se lideri i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi do të jetë kalifi dhe “lideri i myslimanëve kudo që ndodhen nëpër botë”.

Krijimi i një kalifati i cili do të udhëhiqej nga rregullat strikte islame ka qenë një qëllim i kamotshëm i shumë xhihadistëve, shkruan BBC.

Në ndërkohë, ushtria irakiane ka vazhduar ofensivën e saj në përpjekje për të rimarrë nën kontroll qytetin verior të Tikrikut, të cilin e kanë pushtuar rebelët e udhëhequr nga grupi ISIS, grup ky i lidhur me Al Qaedan.

ISIS ka njoftuar për krijimin e kalifatit përmes një incizimi audio të postuar në internet.

Përveç njoftimit për shpalljen e e këtij ‘shteti të ri’ është thënë se ku shtet do të njihet me emrin “Shteti Islam”.

Krijimi i “shtetit islamik” do të sfidonte kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe dhe Franca në shekullin e 20-të, kur Perandoria Osmane u shpërbë, raporton BBC, duke shtuar se militantët e ISIS e shohin vetën si një grup prej revolucionarësh të cilat nuk janë të interesuar për legjitimitetin popullor.

ISIS gjithashtu ka njoftuar se ‘Shteti Islam’ do të shkrihej nga Aleppo në Sirinë veriore deri në provincën Diyala në Irakun lindor.

Lideri i ISIS, Edu Bakr al-Baghdadi gjithashtu ka thënë se do të bëhet udhëheqësi i shtetit dhe do të njihet me emrin “Kalifi Ibrahim”.

Nga regjistrimi i postuar në internet, ISIS ka kërkuar gjithashtu që të gjithë myslimanët duhet të jenë “besnik” ndaj sundimtarit të ri dhe duhet të “refuzojnë demokracinë dhe mbeturinat e tjera të Perëndimit”.