ISIS rrëzën një avion dhe helikopter të ushtrisë irakiane, humb jetën një pilot

ISIS në 24 orët e fundit ka rrëzuar një avion luftarak dhe një helikopter të ushtrisë në Enbar të Irakut, ku si pasojë një pilot ka humbur jetën.

Bota

07/03/2015 20:53

Nga informacionet paraprake njoftohet se organizata terroriste ISIS në 24 orët e fundit ka rrëzuar 1 avion luftarak dhe një helikopter të ushtrisë në Enbar të Irakut, ku si pasojë një pilot ka humbur jetën.

Një burim ushtarak i cili ka folur për gazetarin e AA ka konfirmua se militantët e ISIS ditën e djeshme në orët e mbrëmjes kanë goditur një helikopter në rajonin Er-Raud dhe se helikopteri i cili ka marrë flakë ka rënë në rajonin Han Dari në perëndim të Bagdadit.

Burimi gjithashtu ka theksuar se militantët e ISIL në orët e para të mëngjesit kanë rrëzuar një avion ushtarak në rajonin El-Kerme në Enbar, ndërsa piloti ka humbur jetën.

Në rajonin El-Kerme të Enbarit mes organizatës terroriste ISIS dhe ushtrisë irakiane po zhvillohen konflikte intensive.