ISIS pritet të shkatërrohet sonte – kjo ishte ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, në mëngjesin e sotëm, pasi doli nga Shtëpia e Bardhë, deklaroi se rënia e ISIS-it do të ndodhë pikërisht sonte.

Bota

20/03/2019 23:18

Kjo, pasi siç pohoi Trump, ShBA-të kishin dërguar 400 trupa për t’iu dalë në ndihmë forcave siriane ndaj luftës kundër ISIS-it, që po zhvillohet pranë brigjeve të Eufratit, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, ditën e djeshme zëdhënësi i Forcës Demokratike të Sirisë (SDF), Mustafa Bali, deklaroi se kishin marrë në dorë shumicën e territorit që zotërohej nga forcat terroriste.

Shteti Islamik në Irak dhe Siri (ISIS) po përballet me humbjen totale të kalifatit të vetëshpallur.

Sidoqoftë, datat e mëposhtme do të tregojnë ambivalencën, përkatësisht ngritjen dhe rënien e organizatës më të madhe terroriste, që nga themelimi e deri më tani.

2004-11: Në kaosin pas pushtimit të Irakut të drejtuar nga ShBA-të më 2003, një degë e Al-Kaedës krijohet në Irak, duke ndryshuar emrin në Shtetin Islamik më 2006-ën.

2011: Pas fillimit të krizës së Sirisë, kreu i grupit Abu Bakr al-Baghdadi dërgon forcat operative atje për të ngritur një degë siriane. Bagdadi ndjek të njëjtin shembull më 2013-ën, duke u shkëputur me Al-Kaidën dhe duke ri-emëruar grupin e tij ‘Shteti Islamik në Irak dhe Levant’.

2014: ISIS fillon duke shtrirë ndikimin në Falluxhë në Irak, si dhe Raqqa në Siri, në fillim të vitit. Organizata merr edhe Mosulin e Tikrin në qershor dhe tejkalon kufirin me Sirinë. Në xhaminë e madhe të Mosulit, Bagdadi riemëron Al-Kaidën në ISIS dhe deklaron themelimin e kalifatit.

Në Siri, ISIS masakron qindra anëtarë të fisit Sheitaat. Në Irak, më pas masakron mijëra ‘jazidis’ në Sinjar dhe i kthen më shumë se 7,000 gra dhe vajza në skllavëri seksuale. Krahas kësaj, prenë pengjet perëndimore në mënyrë groteske në incizimet koreografike.

Në shtator, Shtetet e Bashkuara ndërtojnë një koalicion kundër ISIS-it dhe fillojnë sulme ajrore për të ndalur momentumin e saj, duke ndihmuar policinë siriane kurde të YPG ta kthejnë atë nga Kobani në kufirin me Turqinë.

2015: Terroristët sulmojnë Parisin, si një kundërpërgjigjje të një gazetë satirike, ngjarje kjo që inicon më pas nga një valë sulmesh që ISIS-i pretendojë t’i bëjë në mbarë botën. Militantët në Libi presin të krishterët dhe premtojnë besnikëri ndaj ISIS-it, pasuar nga grupe në vende të tjera, por që ato kryejnë operacione të pavarura.

Në maj, ISIS merr Ramadin në Irak dhe qytetin e lashtë të shkretëtirës së Palmiras në Siri, por deri në fund të vitit ata humbin pushtetin në të dy vendet.

2016: Iraku merr Falluxhën në qershor, qyteti i parë që ISIS-i kishte uzurpuar gjatë suksesit fillestar.

Në gusht, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga ShBA-të, të kryesuar nga YPG-të kurdë, marrin Manbixhin në Siri.

Të alarmuar nga përparimet kurde pranë kufirit të vet, Turqia fillon një ofensivë në Siri kundër ISIS-it dhe YPG-së. Armiqësia midis Turqisë dhe YPG-së do të vazhdojë të komplikojë tutje operacionet kundër ISIS-it.

2017: ISIS vuan një vit disfatash katastrofike. Në qershor humbet Mosulin nga forcat irakiane pas muajsh luftimeve dhe Bagdadi shpall fundin e kalifatit.

Në shtator, ushtria siriane garon në lindje, mbështetur nga Rusia dhe Irani, për të çliruar Deir Ezzorin dhe për të rivendosur kontrollin e shtetit në Eufrat. Në tetor, SDF largon ISIS-in nga Raqqa.

2018: Qeveria siriane rikthen enklavat e ISIS-it në Jarmuk, në jug të Damaskut, dhe në kufi me Golanin, i pushtuar nga Izraeli. SDF përparon më tej poshtë Eufratit dhe forcat irakiane marrin pjesën tjetër të kufirit. Shtetet e Bashkuara zotohet të tërheqin trupat.

2019: ISIS është e rrethuar në enklavën e tyre të fundit në Eufrat në fshatin Baghouz.

E në fundin e kësaj nate, ashtu siç u lartcek në zotimin e të parit të ShBA-ve, ISIS pritet të humbasë edhe enklavën e fundit, si rezultat i pranive të forcave të mëdha ushtarake në anën e aleancës kundër organizatës. /B.G/Lajmi.net/