ISIS në Irak: Si i okupoi, edhe më shpejt po i dorëzon
Forcat irakiane e kanë ngritur flamurin kombëtar edhe në qytetin Tikrit, pas avancimit të sotëm ushtarak kundër militantëve të ISIS.

Bota
Forcat e Irakut pretendojnë se kanë avancuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, derisa trupat kanë krijuar pozicione kryesore në Tikrit, që është qyteti i lindjes së ish-diktatorit, Sadam Husein.
Mediat shtetërore kanë raportuar se forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj ndërtesës së këshillit të qytetit në Tikrit, pasi militantët ishin detyruar të tërhiqen.
Ushtria, e mbështetur nga luftëtarët fisnorë, po ashtu i ka marrë disa ndërtesa universitare dhe spitalin e përgjithshëm nga militantët e ISIS.
Ky qytet, që është 140 kilometra larg kryeqytetit Bagdad, ishte okupuar nga Shteti Islamik në muajin qershor.
Forcat e Irakut patën dështuar ta rikthejnë kontrollin ndaj qytetit gjatë muajit korrik.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Barack Obama tha mbrëmë në Ëashington se rimarrja e kontrollit ndaj pendës së Mosulit nga forcat irakiane dhe kurde ishte “hap madhor përpara” në luftimin e militantëve.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve të ISIS para disa ditëve.