ISIS në Irak: Gratë e Yazidi vetëvriten për t’i shpëtuar dhunës
Militantët e ISIS kanë kapur qindra gra e fëmijë të fisit Yazidi në Irak.

Bota
Gratë e fisit Yazidi në Irak po vetëvriten për t’i shpëtuar dhunës dhe torturës që mund t’ju bëhet nga duart e militantëve të ISIS-it të cilët po i mbajnë të burgosura ato.
Qindra gra e fëmijë janë kapur gjatë spastrimit të përgjakshëm të grupit të Irakut të veriut, në fillim këtij viti e ku kanë qenë të trafikuara si skllave të seksit, të detyruara për martesë dhe burgim, shkruan Indipendent.
Viktimat të cilat arritën të shpëtojnë, i thanë ‘Amnesty International’ se shumë vajza nga fisi i tyre kanë vrarë vetën, pasi humbën shpresën se do të shpëtonin të gjalla.
Luna, vajza 20 vjeçe e shpëtuar, tha se ishte mbajtur peng me 20 vajza tjera nga 10 vjet e më të reja në qytetin e Mosulit i cili kontrollohet nga ISIS, kur ata u thanë atyre që të visheshin.
“Një ditë na u dhanë kostume të cilat dukeshin si veshje vallëzimi, të cilat na thanë t’i lanim dhe pastaj t’i vishnim ato”, shtoi ajo.
“Jilan vrau vetën në banjo. Ajo prerë venat e duarve dhe kishte varë veten. Ishte shumë e bukur ajo”.
“Mendoj se ajo e kuptoi që do të rrëmbehej nga ndonjëri prej meshkujve dhe kjo ishte arsyeja pse ajo u vetëvra”, rrëfehet Luna, transmeton lajmi.net.
Mijëra njerëz nga kjo pakicë fetare, e cila është në shënjestër të egër nga grupi ekstremist, po i konsiderojnë yaziditë si heretikë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre në Sinjar që nga avancimi i ISIS-it në gusht.