ISIS: Koronavirusi është dënimi i dërguar nga Zoti, kundër armiqve terroristë

ISIS ka publikuar sot kënaqësinë dashakeqe për faktin se koronavirusi ka goditur armiqtë e tij perëndimorë, duke e quajtur sëmundjen “dënim hyjnor i dërguar nga Zoti”.

Lajme

30/05/2020 08:00

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale të njohurit ndryshe si “kulti i vdekjes”, Abu Hamza al-Quraishi – njeriu i vetëshpallur si zëdhënësi i ISIS – nuk e fshihte dot gëzimin e tij.

Regjistrimi 33-minutësh u publikua në rrjetin social Telegram dhe titullohej “Kryqtarët e dinë se në fund do të humbasin”.

Al-Quraishi tha: “Zoti, me vullnetin e tij, i dërgoi një dënim tiranëve dhe ndjekësve të tyre, të cilët nuk mund të shihen me sy të lirë. Sot ne jemi të lumtur për këtë dënim të Zotit për ju.”

Regjistrimi është mesazhi i tretë që organizata famëkeqe jep që kur në krye të saj është zgjedhur Abu Ibrahim al Hashemi al-Quraishi.

Ky i fundit u ngjit në postin më të lartë terrorist që prej vrasjes në Siri nga forcat speciale amerikane të ish-kreut Abu Bakr al-Baghdadi.

Al-Quraishi i ka bërë thirrje luftëtarëve të ISIS “të përgatisin çdo fuqi që munden për të goditur sa më fort armiqtë e Zotit dhe të bastisur vendet e tyre”.

Ai shton: “Mos lini të kalojë asnjë ditë pa i bërë të mjerueshme jetët e tyre”.