ISIS kërkon lirimin e sulmuesve në Paris (Video)

Ebu Qital El-Faransi dhe Bilal Hadfi shfaqën një një video e cila është inqizuar para sulmit në Paris por që tani është publikuar.

Lajme

25/01/2016 05:59

Përsonat të cilët qëndrojnë pas sulmeve në Paris, kanë publikuar një video në të cilën shihen duke i’a hequr kokat disa pengjeve të cilët janë të paidentifikuar.

Video u inqizua para sulmeve të nëntorit 2015 në Paris dhe u publikua të dielen mbrëma, raporton lajmi.net

Në këtë video është shfaqur Bilal Hadfi, i cili u vra gjatë sulmeve në Paris së bashku me Ebu Qital El-Faransin që besohet të jetë njëri nga përsonat që hapi zjarrin në Batalkan.

“Kushdo që qëndron në radhët e armiqëve tanë, do të jetë shënjestër e shpatave tona” thoshin ata në këtë video duke shfaqur fotografi të “Tower Bridge” të Londrës.

Pas pak në ekran shfaqet fytyra e John Bercow me një shënjestër në të.

Video përsëri përfundon me mesazhin se kush qëndron në radhët e armiqëve të ISIS do të jetë shënjestër e shpatave të tyre dhe do t’a gjejë poshtrimin./Lajmi.net