ISIS kërcënon me sulme terroriste Francën dhe gjithë botën
Organizata terroriste islamike "ISIS" ka paralajmëruar sulme terroriste në Francë dhe në gjithë botën ku prekin interesat e shtetit francez.

Bota
Këto kërcënime të ISIS-it vijnë pas ngjarjeve të fundit në Francë ku një profesor u vra me prerje koke nga një terrorist, shkruan lajmi.net.
Zhvillimet e përgjakshme në Francë ndodhën si pasojë e publikimit të karikaturave të profetit musliman Muhamedit nga revista “Charlie Hebdo”.
Në anën tjetër sot në Francë janë vrarë 3 persona, njëri me prerje koke nga një djalosh 23 vjeçar i cili kishte bërtitur “Allahu Ekber”, përpara se të ekzekutonte të tre viktimat.
Isis calls for new attacks against France and French interests around the world https://t.co/2pI99tSxtV
— The Independent (@Independent) October 29, 2020