ISIS ka marrë kampin e Al Nusra-s në Siri

Terroristët e ISIS-it kanë marrë një kamp të organizatës Al Nusra në Siri, afër kufirit me Libanin ka thënë për Sputnik një burim i afërt me lëvizjen libaneze Hezbollah.

Bota

29/01/2016 21:41

“Lufta mes terroristëve po zgjat qe dy ditë. ISIS ka marrë kampin ushtarak të Al Nusra, janë vrarë pesë terroristë ndërsa gjashtë janë burgosur”, ka thënë burimi i Sputnik.

Sipas të dhënave që ka kjo agjenci në mesin e terroristëve është vrarë edhe udhëheqësi i organizatës Abu Mara.

Lufta mes terroristëve në kufirin siriano-libian ende po vazhdon.