ISIS ka 200 mijë luftëtarë, thotë lideri kurd

Shteti islamik ka një ushtri prej rreth 200 mijë luftëtarësh, rreth gjashtë më e madhe se sa vlerësimet e mëparshme të CIA-s, pretendon një udhëheqës i lartë kurd i Irakut. 

Bota

16/11/2014 21:46

Ai thotë se militantët e Shtetit Islamik, janë në gjendje të mobilizojnë shumë shpejtë të rinjtë arabë.

“Unë jam duke folur për qindra e mijëra luftëtarë, sepse ata janë në gjendje të mobilizojë të rinjtë arabë në territorin që kanë marrë nën kontroll”, ka thënë në një intervistë për The Independent, shefi i kabinetit të presidentit kurd të Irakut Masud Barzani, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se xhihadistët kontrollojnë një territor prej 250 mijë kilometra katrorë, afërsisht një të tretën e Irakut dhe Sirisë, ku jeton një popullsi prej 10 deri në 12 milion banorësh, një pjesë e madhe e të cilëve janë potencial për t’u bashkuar në luftë.

“Ata do të luftojnë deri në vdekje”. (lajmi.net)