ISIS ia përdhunoi nënën e ia vrau babanë, tani po e bëjnë atë një makinë vrasëse (Video)

Një djalë i ri, nëna e të cilët u përdhunua dhe babai iu vra nga ushtarët e ISIS-it tashmë është duke u shndërruar një makinë vrasëse dhe gjakatare nga grupi terrorist.

Bota

04/12/2015 21:00

I riu është shfaqur në një video të re propaganduese  të ISIS-it, duke e ekzekutuar një person në Siri, raporton Mosul Eye, një grup që po e dokumenton jetën në qytetin e Irakut, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë, grupi thotë : ISIS  e ka kidnapuar këtë djalë të cilit ia përdhunuan nënën dhe motrat dhe ia vranë babain dhe vëllain.

 

“Ai është njëri nga shumë fëmijët  që ISIS I ka kidnapuar. ISIS e ktheu këtë fëmijë të pafajshëm në një makinë vrasëse”, thuhet në dokumentarin e tyre./lajmi.net.

YouTube player