ISIS i nxjerrë në paradë robërit kurdë, para se t’i ekzekutojë (Video)

Në videon më të fundit të propagandës nga Shteti Islam, ISIS, shfaqen disa pengje teksa parakalojnë të mbyllur në kafaze, nëpër rrugët e mbushura me njerëz të Irakut që brohorasin.

Bota

22/02/2015 17:02

Pengjet e veshur në ngjyrë portokalli, intervistohen nga luftëtarë të ISIS, mbi fatin e tyre. Videoja që zgjat rreth 9 min, tregon 21 luftëtarë kurdë Peshmerga, të cilët parakalojnë nëpër rrugët e mbushura me njerëz të krahinës irakene të Kirkukut, para se të ekzekutohen.

a

Vërtetësia e videos vjen nga “Site”, një organizëm që monitoron xhihadistët. Kafazet e pengjeve ‘sfilojnë’ nëpër qytet nëpërmjet automjeteve pikap që mbajnë flamurin e militantëve islamikë, të cilët janë të pajisur me armë dhe i kanë të mbuluara fytyrat.

a

Secili nga luftëtarët kurdë intervistohet nga një militant islamik, i cili me një mikrofon që ka logon e grupit terrorist, i bën pyetjet e fundit pengjeve, përpara se t’i nxjerrin nga kafazi dhe t’i ulin në gjunjë.

YouTube player